Këta janë kandidatët për ta marrë drejtimin e Manchester United pas shkarkimit të Ten Hag

Sot në mëngjes, Manchester United njoftoi për shkarkimin e holandezit Erik ten Hag nga pozita e trajnerit pas rezultateve të dobëta, shkruan Gazeta Metro.

Njoftimi erdhi pas humbjes së djeshme në Premier League ndaj West Ham dhe pas rezultateve jo të mira që nga fillimi i sezonit.

Pas shkarkimit të Erik ten Hag, drejtimin e gjigantit anglez do ta marrë përkohësisht asistenti i tij Ruud van Nistelrooy.

Mirëpo, gjatë ditëve të fundit ka pasur zëra të shumtë edhe nga mediat britanike për zëvendësimin e holandezit në rast të shkarkimit. Tanimë shkarkimi është realitet.

Ish-trajneri i Barcelonës, Xavi, është përmendur si një trajner potencial i Manchester United, sado që s’ka pasur diçka konkrete.

Më tej, emra të tillë si Gareth Southgate dhe Graham Potter, janë përmendur vazhdimisht nga mediat, por jo diçka më shumë se aq.

Thomas Frank, trajneri i Brentford, gjithashtu është përmendur nga mediat britanike si trajner i ardhshëm i United.

Erik ten Hag qëndroi për më shumë se dy vite te United, duke fituar League Cup dhe FA Cup gjatë qëndrimit të tij në Old Trafford.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top