Amber Rose akuzon Beyonce se i ka vjedhur fjalimin

Amber Rose ka akuzuar së fundmi Beyonce për vjedhjen e fjalimit të saj në Konventën Kombëtare Republikane pas paraqitjes së këngëtares në mitingun e fushatës së Zëvendës Presidentes Kamala Harris në Houston.

“Ajo dëshiron të jetë unë.Përdori të gjithë fjalimin tim,” shkroi Rose në Instagram.

Në fjalimet e tyre,dyshja folën për rëndësinë e mëmësisë dhe se si kjo ndikon në votën e tyre.

“Unë nuk jam këtu si personazh i famshëm, nuk jam këtu si politikan. Unë jam këtu si nënë”, vuri në dukje Beyoncé.

“Një nënë që kujdeset thellësisht për botën në të cilën jetojnë fëmijët e mi dhe të gjithë fëmijët tanë, një botë ku ne kemi lirinë për të kontrolluar trupin tonë, një botë ku nuk jemi të ndarë. Imagjinoni që vajzat tona të rriten duke parë atë që është e mundur, pa kufizime,” shtoi ajo.

Ndërsa fjalimi i Amber:

“E gjithë bota ime rrotullohet rreth sigurimit të fëmijëve të mi, mbajtjes së tyre të sigurt dhe dhënies së një mundësie për një jetë më të mirë,” tha Amber.

“Kjo është diçka që bashkon të gjithë prindërit amerikanë, pavarësisht nëse jemi republikanë, demokratë, konservatorë apo liberalë – të gjithë duam një vend më të mirë për fëmijët tanë. Por unë jam këtu sonte për t’ju thënë, pavarësisht prejardhjes tuaj politike, se shansi më i mirë që kemi për t’u dhënë foshnjave tona një jetë më të mirë është të zgjedhim Donald Trump, Presidentin e Shteteve të Bashkuara,” vazhdoi ajo.

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top