Refuzoi rolin e opinionistes në BBVK, Einxhel Shkira zbulon arsyet

Moderatorja Einxhel Shkira zbuloi ditën e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra” arsyet pse refuzoi ofertën për t’u bërë opinioniste në “Big Brother Vip Kosova 3”.

E pyetur nga për një debat të mundshëm me producentët, Einxhel sqaroi se nuk ka patur ndonjë konflikt dhe nuk e kupton pse gjithmonë i dalin lajme të tilla.

“Unë jam pak kërkuese, e respektoj atë që ofroj dhe dua edhe që nga pala tjetër të jetë e njëjta gjë. Unë nuk kam firmosur asgjë, nuk kam lidhur asnjë kontratë,” tha ajo.

E pyetur se çfarë ndodhi pas propozimit që iu bë, Einxhel shtoi: “Shumë gjëra nuk u përputhën me atë që unë kërkoj dhe që nuk u përshtatën”.

Moderatorja theksoi se arsyeja e refuzimit nuk kishte të bënte me pagesën: “Nuk është pagesa që më mban apo më lëshon. Po të kishte qenë pagesa, nuk do rrija larg ekranit 3 vjet. Nuk jam komode. E vërteta është që unë do ta bëja atë lloj gjëje, e presionova veten për të kënaqur njerëzit, por jo veten”.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top