Erik ten Hag është shkarkuar nga pozicioni i trajnerit të Manchester United. Holandezi u informua të hënën në mëngjes dhe largohet nga Old Trafford pas dy viteve e gjysmë në krye të skuadrës, ku ndeshja e tij e fundit ishte humbja në Premier League kundër West Ham United të dielën.
Ky rezultat e la klubin në vendin e 14-të në renditje, shtatë pikë larg zonës së kualifikimit për Champions League, pas vetëm tre fitoreve në kampionat nga nëntë ndeshje dhe vetëm katër fitore në 14 ndeshje në të gjitha garat.