Kryeministri i Britanisë së Madhe, Sir Keir Starmer tha se Irani nuk duhet t’i përgjigjet sulmeve izraelite. Starmer u shpreh se Izraeli ka të drejtë të mbrohet kundër agresionit iranian dhe jam po aq i qartë se ne duhet të shmangim përshkallëzimin e mëtejshëm rajonal dhe t’u bëjmë thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje.
“Unë e kam të qartë se Izraeli ka të drejtë të mbrohet kundër agresionit iranian dhe jam po aq i qartë se ne duhet të shmangim përshkallëzimin e mëtejshëm rajonal dhe t’u bëjmë thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje. Irani nuk duhet të përgjigjet. Ne do të vazhdojmë të punojmë me aleatët për të de-përshkallëzuar situatën në të gjithë rajonin,” tha Starmer në një konferencë.
Mëngjesin e kësaj të shtune disa shpërthime të forta u dëgjuan në kryeqytetin e Iranit, Teheran dhe në qytetin e afërt Karaj. Në lidhje me sulmet ka reaguar edhe SHBA, ku thotë se Izraeli po vetëmbrohet dhe sulmi vjen si përgjigje për raketat balistike të 1 tetorit.