Georgina Rodriguez reagon pas shtrimit në spital

Prezenca e Georgina Rodríguez në rrjetet sociale ka qenë e vakët këtë javë dhe fansat e vunë re. Por askush nuk e dinte se sa serioze ishin gjërat derisa Georgina, e cila është në lidhje me Cristiano Ronaldon , ndau në Instagramin e saj se ajo është shtruar në spital prej katër ditësh.

Fatmirësisht, modelja tani është kthyer në shtëpi duke u rikuperuar.

“Më në fund  në shtëpi!” shkroi ajo, duke shpërndarë një foto nga shtrati i saj në spital.

“Kam kaluar katër ditë në spital me pneumoni. Tani jam më mirë, por ende po shërohem në shtëpi me familjen time,” shtoi Georgina.

Me dritën jeshile nga mjekët e saj, Georgina është kthyer në shtëpi, ku do të vazhdojë trajtimin e saj derisa të shërohet plotësisht. Tani për tani, ajo po pushon dhe po shijon kohë me katër fëmijët e saj – Cristiano Ronaldo Jr., Eva, Matteo, Alana dhe Bella Esmeralda – plus kujdesin dhe mbështetjen e Cristiano Ronaldos.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top