Man.United barazon me Fenerbahcen, Bajrami dhe Muçi festojnë me skuadrat e tyre

Kanë përfunduar ndeshjet e mbrëmjes të vlefshme për raundin e tretë në Europa League.

Skuadra e Nedim Bajramit, Rangers triumfoi me shifrat 4-0, ndërsa Besiktasi i Ernest Muçi fitoi me shifrat minimale 1-0 në transfertën me Lionin, me sulmuesin e kombëtares që u aktivizua për 65 minuta.

Fenerbahçe e drejtuar nga Jose Mourinho i mori 1 pikë Manchester United të Ten Hagun në duelin e përfunduar me rezultatin 1-1. Në minutën e 23-të të takimit, danezi Christian Eriksen, thuasje mbi vijën e 16 metrave, përmbyll me gol një kundërsulm të shpejtë të “Djajve të Kuq”.

Ish-sulmuesi i Sevillas, En Nesyri e arriti në minutën e 49-të, pasi një krosimi nga e majta, duke e dërguar në rrjetë topin me një goditje me kokë për të barazuar rezultatin,

Fitore morën edhe Lacio, Tottenhem dhe Atletik Bilbao.

Rezultatet:

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top