Tabaku: Qeveria e pakicës po i shpërfill pensionistët për hir të oligarkëve

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ashpër ndaj fushatës së qeverisë për pensionistët, duke e cilësuar atë si një “shou të radhës” të orkestruar nga mazhoranca socialiste.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tabaku theksoi se kjo fushatë është një cirk i telekomanduar, ku 780,000 pensionistë përdoren për përfitime politike, ndërsa realiteti i buxhetit është krejtësisht ndryshe.

Sipas Tabakut, buxheti i miratuar në shtator tregoi qartësisht prioritetet e kësaj qeverie. Ndërsa qeveria ndau 73 milionë euro më shumë për koncesionet e PPP-ve krahasuar me fillimin e vitit, pensionistëve u është ndarë një pjesë minimale – pesë herë më pak se ajo që iu dha oligarkëve.

Kjo është një qeveri që përfaqëson një pakicë, që nuk dëgjon zërin e qytetarëve të saj,” u shpreh Tabaku.

Ajo bëri thirrje për një qasje më të drejtë ndaj pensionistëve dhe qytetarëve, duke theksuar se politikanët duhet të flasin me veprime, jo me fjalë boshe.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top