Agron Kuliçaj në SPAK, pyetet për 21 janarin

Agron Kuliçaj është paraqitur këtë të enjte në SPAK për t’u marrë në pyetje në lidhje me hetimet që po kryen për dosjen e 21 janarit. Në atë periudhë, Kuliçaj mbante detyrën e zëvendësdrejtorit të Policisë së Shtetit.

Kujtojmë se ditën e mërkurë në SPAK u paraqit dhe ish-drejtori i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj, i cili po ashtu u mor në pyetje lidhur me ngjarjet e 21 Janarit 2011. Pas dëshmisë së tij, Burgaj deklaroi për gazetarët se policia ka vepruar në përputhje me ligjin gjatë protestës dhe ka theksuar se forcat policore nuk kanë ushtruar dhunë ndaj protestuesve.

Ngjarjet e 21 Janarit 2011 lidhen me protestën e Partisë Socialiste para Kryeministrisë, ku katër protestues humbën jetën. SPAK po vijon hetimet për të zbardhur përgjegjësitë dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top