Gjykata refuzon lirimin e Ilir Metës nga burgu

Ashtu siç pritej gjykata e posaçme ka lënë në fuqi arrestin me burg për Ilir Metën.

Seanca për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj Ish presidentit të Republikës, aktualisht kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, Monika Kryemadhit, Piro Xhixhos dhe Ema Çokut u mbyll disa minuta më parë.

Meta u mbrojt vetë dhe nuk e la avokatin të fliste, ndërsa akuza përfaqësohej nga 3 prokurorë: Altin Dumani, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi.

Vendimi për lënien në burg të Metës u mor nga gjyqtari Erjon Çela. Gjatë kohës që pritej vendimi, Monika Kryemadhi ka qëndruar në korridoret e gjykatës duke pritur, siç tregon video më poshtë.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top