Bardhi: Parlamenti Europian, i surprizuar me situatën në Shqipëri!

Kreu i Grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka folur pas përfundimit të protestës në Parlamentin Europian ku morën pjesë rreth 30 deputetë të opozitës.

Bardhi tha se gjatë takimeve me krerët e Parlamentit Europian, të gjithë janë surprizuar nga fatki se si një vend kandidat për në BE po shkon drejt një shteti personal të një individi, një shteti autokrat që shtyp opozitën dhe fuqizon krimin e organizuar.

“Siç e thash ka qenë vit zgjedhor dhe për PE-në, duket të kemi në konsideratë dhe zhvillimet globale.

Një pjesë e tyre ndjekin zhvillimet, pjesa tjetër, bazuar mbi informacione dhe fakte që ne u dhamë, ishin të surprizuar se si një vend i NATO-s dhe vend kandidat për në BE, po shkon drejt një shteti personal të një individi, një shteti autokrat që shtyp opozitën dhe fuqizon krimin e organizuar. Në këtë mënyrë shkelmohet çdo vlerë dhe parime europiane.

Edi Rama për fat të keq në vend që t’i implementime këto standarde Europiane në qeverisje, bën të kundërtën dhe ka vendosur një shtet autokrat që ka shtypur opozitën”, tha më tej kreu i Grupit Parlamentar të PD nga Brukseli.

Më tej Bardhi tha se eurodeputetët premtuan monitorim të shtuar situatë në Shqipëri.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top