Von der Leyen vjen me premtime: Shqipëria do përfitojë miliona euro nga BE

Në vizitën e saj të parë në Tiranë pas nisjes konkrete të negociatave për anëtarësim, presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen premtoi se zgjerimi i BE-së dhe mbështetja e Shqipërisë për integrimin në BE do të jenë përparësi në mandatin e saj të sapofituar në krye të Bashkimit Europian.

Von der Leyen deklaroi se Shqipëria do të fitojë miliona euro financime nga Bashkimi Europian.

Të jeni të sigurtë që zgjerimi do të vijojë të jetë përparësi dhe në mandatin tim të ardhshëm. Ne i kemi të gjithë mekanizmat në dispozicion, megjithatë duhet bërë punë e mirë. Ju dhe ekipi juaj keni bërë një punë të shkëlqyer për axhendën e reformave. Tani duhet të nisim edhe me parafinancimin prej 64 mln eurosh deri në fund të vitit. Cilësia e planit të reformave është e mirë. Gjithsej Shqipëria do të marrë më shumë se 920 mln euro nga plani I rritjes.”

Vizita në Tiranë
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen nis sot turin në Ballkanin Perëndimor. Vizita e parë e Von der Leyen është në Tiranë, ku do të qëndrojë dy ditë, sot dhe nesër (23-24).

Në orën 15:10 Presidentja e KE-së u prit nga Kryeministri Edi Rama në një ceremoni zyrtare. Me kreun e qeverisë do të kenë edhe një deklaratë të përbashkët për shtyp në orën 16:10. Po ashtu, me vizitën e Von der Leyen pritet të zhvillohet edhe ceremonia e hapjes se Kolegjit të Europës në 17:00.

Axhenda e Von der Leyen vijon të enjten me një takim me presidentin Bajram Begaj në orën 10:00. Më pas, Presidentja e Komisionit Europian lë Tiranën për të vijuar me turin ballkanik në 5 vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Vizita është pjesë e turit të Ballkanit Perëndimor me fokus paketën e BE-së për rritje dhe reforma në rajon, e cila përfshin ndihmë financiare prej 6 miliardë euro për këto vende.

Kosovën, Presidentja e Komisionit Evropian pritet ta vizitojë me 26 tetor, ku do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top