Sonte do të zhvillohen nëntë ndeshje në kuadër të xhiros së tretë të Champions League 2024/25.
Shumë takime interesante janë në orar për t’u zhvilluar sonte, ku pa dyshim vëmendjen kryesore pritet ta rrëmbejë përballja mes dy gjigantëve europianë, Barcelona dhe Bayern Munich.
Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo në mes të Atletico Madridit dhe Lillet të Edon Zhegrovës, si dhe RB Leipzig kundër Liverpoolit.
Për shqiptarët vëmendja do të jetë edhe te ndeshje që do të zhvillohet në Etihad, ku Manchester City pret Sparta Pragën e Albion Rrahmanit, Ermal Krasniqit, Indrit Tucit dhe Qazim Laçit.
Në përballjet tjera, Atalanta e Berat Gjimshitit pret Celticun, Bresti është nikoqir i Bayer Leverkusenit të Granit Xhakës, Benfica luan me Feyenoordin, RB Salzburg ndaj Dinamo Zagrebit dhe Interi i Kristjan Asllanit që luan në udhëtim te Young Boys.
Dy ndeshje zhvillohen nga ora 18:45, ndërsa shtatë takimet tjera nga ora 21:00.