Ka mbërritur para pak çastesh në ambientet e Gjykatës së Posaçme, Piro Xhixho, i cili shihet i shoqërua nga punonjës policie. Ndaj Xhixhos është caktuar masa “arrest në shtëpi”, ndërsa akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”.
Edhe Ema Çoku ka mbërritur në gjykatë, ndërkohë pritet të paraqiten në ambientet e GJKKO-së, deputetja Monika Kryemadhi. Seanca pritet të nisën në orën 09:30, ku katër personat nën hetim do të njihen me masat e sigurisë ndaj tyre.