Meta dhe Kryemadhi dalin para gjykatës të mërkurën paradite

SPAK njoftoi se ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: ‘Marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit për personat nën hetim Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Piro Xhixho dhe Ema Çoku’.

Seanca gjyqësore për shqyrtimin e kësaj kërkese do të zhvillohet më datë 23.10.2024 ora 09:30.

Kujtojmë se ish-Presidenti Ilir Meta u arrestua me urdhër të SPAK të Hënën rreth orës 12:20 te Kthesa e Kamzës nga agjentët e BKH-së. Ndaj Metës rëndojnë 3 akuza penale, ‘korrupsion’, ‘pastrim parash’ dhe ‘mos deklarim pasurie’.

Për të njëjtat akuza, është caktuar masa e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ ndaj ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top