Më në fund Neymar është kthyer. Ylli brazilian u rikthye në fushë pas më shumë se një viti nga dëmtimi i rëndë që e kishte goditur në fillim të sezonit të kaluar: ai ishte në dispozicion të trajnerit Jorge Jesus për ndeshjen e Ligës së Kampionëve të Azisë midis ekipit të tij, Al Hilal, dhe Al Ain nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Neymar hyri në minutën e 77-të të një ndeshjeje të çmendur, që përfundoi 5-4 në favor të klubit saudit (ku shënoi edhe Milinkovic-Savic), pas më shumë se 15 minutash shtesë.
Sigurisht që për ta parë atë rregullisht në fushë do të duhet kohë, duke pasur parasysh periudhën e gjatë të mungesës: “Ai është ende në proces të rikuperimit të formës fizike dhe po punojmë hap pas hapi derisa të kthehet të luajë në nivele të larta,” tha trajneri portugez në konferencën për shtyp. “Duhet të punojë ende, por po e rigjen gjithnjë e më shumë formën e tij”.
Lexo më tej: Neymar, letër brazilianëve të Real Madrid për t’i paralajmëruar për Mbappè: “Bëni kujdes”
Ndeshja e fundit e Neymar ishte më 3 tetor 2023, po në Ligën e Kampionëve të Azisë, kundër iranianëve të Nassaj Mazandaran: ai shënoi një gol në fitoren 3-0 në transfertë. Më pas erdhi çarja e ligamentit kryqëzor dhe meniskut, gjë që e ktheu vitin e tij të fundit në një kalvar, deri te ky kthim në pankinë, që për të përfaqëson një çlirim të vërtetë.
NEYMAR FESTON NË RRJETET SOCIALE: “ÇFARË NDJESIE E BUKUR”
Braziliani festoi rikthimin e tij në rrjetet sociale, para ndeshjes: “I lumtur që ndjej përsëri këtë ndjesi, fluturat në stomak para ndeshjes janë gjithmonë diçka e bukur… Qoftë një rikthim në shëndet! Zoti na bekoftë dhe na mbroftë”.
Feliz de estar sentindo este sentimento novamente, friozinho na barriga pré jogo é sempre muito bom .. que seja um retorno cheio de saúde!
Que Deus nos abençoe e nos proteja pic.twitter.com/xADLA6mVlC— Neymar Jr (@neymarjr) October 21, 2024