Pas interesimit të Real Madridit për Alexander-Arnold, Liverpool gjen zëvendësimin te ylli i Barcelonës

Raportohet se Liverpooli është i interesuar për një “top” mbrojtës, për ta zëvendësuar Trent Alexander-Arnoldin, nëse ai largohet nga klubi në verën e vitit 2025.

26-vjeçari anglez ka hyrë ni vitin e tij të fundit të kontratës, që përfundon në qershor të vitit të ardhshëm.

Qysh nga 1 janar 2025, Arnold ka të drejtë të nënshkruajë një parakontratë me klube jashtë Anglisë, me shumë raportime që thonë se Real Madridi është i interesuar për të.

Megjithatë, trajneri i “The Reds” duket i qetë, megjithëse ka bërë me dije se do të jetë shqetësuese nëse ky problem nuk merr fund para përfundimit të sezonit.

“Lojtarë të këtij niveli janë të mësuar të jenë të lidhur me klube të mëdha”, tha Arne Slot në një konferencë për shtyp javën e kaluar.

Sipas “Fichajes”, Liverpooli ka shënjestruar një lojtar francez për ta zëvendësuar anglezin.

Në raportim thuhet se Jules Kounde ka tërhequr interesimin e gjigantit anglez, me francezin që i ishte bashkuar Barcelonës vetëm dy vite më parë.

Si të gjithë lojtarët e Barçës, edhe Kounde është i mirë në posedim, me mbrojtësin që ka luajtur edhe në qendër dhe cilësohet si më “old school” se Arnold.

Mirëpo, deri më tani në karrierë, ai ende s’ka arritur numra të kënaqshëm të asistimeve, duke regjistruar vetëm dy gjatë 35 ndeshjeve të sezonit të kaluar.

Mbrojtësi i djathtë është i lidhur me një kontratë deri më 2027 me klubin katalunas, me Liverpoolin që duhet të paguajë një shumë të majme, nëse e do në radhët e tij./express

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top