“Deputeti që duam”/ Rama mesazh aplikantëve: Politika nuk është rrugë e shtruar, është për guximtarët!

Edi Rama ka folur sot në takimin me kandidatët për deputetë, që kanë aplikuar përmes platformës “Deputeti që duam”.

Duke iu drejtuar aplikantëve, Rama tha se politika nuk është një rrugë e shtruar dhe pa sfida, dhe se është rrugë për guximtarët.

“Kush hynë në politikë nuk hynë në një rrugë të shtruar, apo e sheshtë, por në një rrugë që është si ato shtigjet gjarpëruese që herë shkojnë lartë dhe herë poshtë, herë ndërpriten nga pengesa… Por ama kjo është një rrugë për guximtarët, mbi të gjitha jam mirënjohës për ju që së pari trokisni në derën e PS, dhe e dini më mirë se unë pavarësisht seç mund të mendojnë ata që ju shohin nga larg, që ju nuk keni aplikuar me ndihmën e dikujt apo sepse keni një mbiemër të njohur apo keni një lidhje etj, etj.

I komunikohet akuza nga SPAK, reagon sërish Monika Kryemadhi
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mund të ketë dhe nga ata, se është normale, por keni provuar me idenë hajde ta provojmë, disa nga ju me idenë që është lojë, dhe në fund ju mund të ndiheni të përdorur si shfaqje propagande, dhe në fund fare duke qenë se shumica nga ju nuk do t’ia dalin dot, por kjo është gara”, tha Rama mes të tjerash.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top