Ferrari i legjendës Michael Schumacher del në ankand këtë nëntor

Mundësia për të blerë një Formula 1 nuk vjen aq shpesh. Tani keni mundësinë të vendosni një automjet shumë të veçantë në garazhin tuaj.

Kjo pasi ankandi RM Sotheby’s po shet një nga veturat më të suksesshme të garave, Ferrari F1 të Michael Schumacher, një model 248 i vitit 2006.

Me këtë veturë, Schumacher fitoi Çmimin e Madh të SHBA-së, Evropës dhe Gjermanisë.

Ndryshe, 248 fuqizohet nga një motor 2.4 litërsh me 730 kuaj fuqi.

Pronari aktual e bleu veturën nga Ferrari në dhjetor të vitit 2007.

RM nuk rendit një çmim të vlerësuar të shitjes, megjithëse është i disponueshëm sipas kërkesës. Ofertat nisin më 14 nëntor.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top