Video/ Protesta, polemika e tension në betejën për kreun: Partizani ndalet në Elbasan

Elbasani dhe Partizani kanë barazuar 1-1 në ndeshjen që mbylli fazën e parë të Kategorisë Superiore në “Elbasan Arena”. Ky rezultat është shoqëruar me polemika, pasi tifozët vendas protestuan për disa vendime të gjyqtarit Lata.

Ndeshja u zhvillua në një atmosferë të nxehtë për shkak të numrit të madh të tifozëve në tribuna. Të dy skuadrat nisën ndeshjen në sulm dhe arritën të shënonin në pjesën e parë. Partizanit iu anulua një gol në fund të këtij fraksioni, ndërsa pjesa e dytë u karakterizua nga gabime të shumta të të dyja palëve.

Në fundin e ndeshjes, situata u tensionua kur Elbasanit iu anulua një gol dhe kishte pretendime për një penallti të mundshme. Ndeshja përfundoi me tension në tribuna dhe në fushë, ndërsa vërshëllima e gjyqtarit Lata vulosi barazimin 1-1, që nuk ndryshoi pozitat e dy ekipeve në renditje.

Partizani mbetet në krye të tabelës me 16 pikë pas javës së 9-të, ndërsa Elbasani ndodhet në vendin e katërt me 14 pikë. Të dy skuadrat shënuan gola në pjesën e parë, ku fillimisht Agim Zeka kaloi Partizanin në avantazh pas një aksioni të gjatë, ndërsa Ze Gomesh barazoi për Elbasanin në minutën e 35-të me një gol me kokë, duke mposhtur portierin Qirko.

Elbasani ka pësuar vetëm një humbje në këtë fazë, atë kundër Dinamos, ndërsa ka marrë rezultate pozitive në 7 ndeshjet e fundit. Ky barazim e ruan Elbasanin në garë për kreun e klasifikimit, ndërsa Partizani mbetet lider i sigurt.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top