Video/ Triumf i Skënderbeut, Bylis ndalet te traversa: Rashica zbret Deden të fundit

Në javën e 9-të të Superiores Bylis është dorëzuar në Adush Muça përballë Skënderbeut. Sfida e zhvilluar në Ballsh, përfundoi 0-1 në favor të miqve. Vendosi Rashica 9 minuta nga fundi, duke zbritur formacionin e Nevil Dedes në vendin e fundit të renditjes.

Skënderbeu ka marrë një fitore të rëndësishme në një transfertë të vështirë siç është ajo ndaj Bylis. Ballshiotët, në fushën e tyre, janë gjithnjë një ekip shumë i vështirë për t’u mposhtur. Rezultatet negative të javëve të fundit e kishin bërë edhe Gvozdenovic të ishte në emergjencë pikësh. Ndoshta për këtë fakt dy skuadrat u kujdesën më shumë të mos gabonin.

Si rrjedhojë lindi një ndeshje intensive por pa raste të pastra shënimi, sidomos në pjesën e dytë. Shumë faulle dhe zëvendësimet e trajnerëve e ulën fare ritmin. Sidoqoftë, Rashica shfrytëzoi momentin e vetëm të përshtatshëm për të vulosur rezultatin. Në minutën e 81′, sulmuesi lëshoi një gjuajtje mjeshtërore nga hyrja e zonës, duke mposhtur portierin ballshiot. Presioni i fundit i Bylis solli vetëm një traversë të goditur, që nuk ndaloi Skënderbeun të merrte tre pikët që e bashkojnë me grupin e skuadrave më lart, ndonëse mbetet në vendin e 8.

Me këtë fitore bardhekuqtë ngjiten në kuotën e 10 pikëve. Humbja e pestë radhazi, ndërkohë, për Bylis që zbret në vendin e fundit me vetëm 5 pikë të grumbulluara pas një faze kampionati.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top