Ish-deputeti Çyrbja lë qelitë e Durrësit, vendoset në bllokun e Sigurisë në Tiranë

Ish-deputeti Jurgis Çyrbja, i arrestuar për 3 akuza të rënda nga SPAK mbrëmjen e djeshme, ka lënë qelitë e policisë së Durrësit dhe u vendos në bllokun e Sigurisë në Tiranë, ku do i nënshtrohet procedurave të tjera hetimore.

Ish-ligjvënësi socialist akuzohet për lidhje me një grup kriminal në Durrës dhe komunikime në platformën e koduar SKY ECC. GJKKO ka dhënë masën “arrest me burg” ndaj tij. I arrestuar është edhe Ahmet Masha, kunati i vëllait të ish-deputetit, po për të njëjtën dosje penale.

Meqë hetimet kryhen nga ana e SPAK, edhe ish-deputeti është transferuar drejt Tiranës, ku do i nënshtrohet hetimeve të tjera dhe marrjes në pyetje. Po kështu do dalë për masë sigurie në Gjykatë, për konfirmimin e saj.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top