Kryeministri britanik Keir Starmer ka thënë se askush nuk duhet të vajtojë vdekjen e liderit të Hamasit, i cili ka gjakun e izraelitëve të pafajshëm në duart e tij. Starmer shtoi se Mbretëria e Bashkuar vazhdon të mbështesë të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje dhe se aleatët do të vazhdojnë të punojnë për të ulur tensionet në Lindjen e Mesme.
“Përgjigja është diplomacia dhe tani ne duhet të shfrytëzojmë sa më shumë këtë moment. Ajo që nevojitet tani është një armëpushim në Gaza, lirimi i menjëhershëm dhe i pakushtëzuar i të gjithë pengjeve, qasje e menjëhershme për ndihma humanitare dhe një kthim në rrugën drejt zgjidhjes me dy shtete si e vetmja mënyrë për të ofruar paqe dhe siguri afatgjatë,” tha Starmer.
Starmer theksoi gjithashtu nevojën për ndihmë humanitare për të arritur civilët në Gazën veriore dhe tha se Mbretëria e Bashkuar nuk do të tolerojë më justifikime. Gjithashtu duke folur për konfliktin në Liban, Starmer bëri thirrje për zbatimin e një rezolute të OKB-së që do të lejonte komunitetet në Izraelin verior dhe në Libanin jugor të kthehen në shtëpitë e tyre