Kush ishte Liam Payne dhe misteri i vdekjes prej rënies nga ballkoni

Është ende herët për të ditur zyrtarisht shkaqet e vdekjes së Liam Payne, ish-anëtar i grupit britanik të pop-it, “One Direction”, i cili u rrëzua nga kati i tretë i hotelit të tij në Buenos Aires të Argjentinës. Ai ndërroi jetë pas traumave të shumta të marra në trup sipas asaj që del nga analizat. Ngjarja ka lënë të shokuar të gjithë ndjekësit e tij.

Autoritetet po përpiqen të rindërtojnë atë që ndodhi dhe kanë hapur një hetim, mbi të gjitha për të kuptuar nëse ishte një gjest vullnetar apo një rënie aksidentale. Ata po mbledhin video dhe dëshmi të momenteve të fundit të jetës së 31-vjeçarit britanik që po shfaqen në internet. Në media kanë dalë një sërë artikujsh që flasin për muajt e tij të fundit, duke dhënë një pamje të ndërlikuar, midis hipotezave të mundshme që këngëtari dhe kitaristi ishte në një gjendje të rënduar në momentin e vdekjes së tij. Do të jetë autopsia e plotë që do të zbardhë shume prej dyshimeve nëse kishte probleme të mundshme shëndetësore mendore. Nën hetim janë edhe akuzat për disa sjellje të cilësuara si “toksike” ndaj një ish-të dashurës.

Llogaria e Payne në Instagram, e ndjekur nga 27 milionë njerëz, është bllokuar në një postim në maj (një fotografi e vjetër së bashku me anëtarin tjetër të “One Direction” për t’i dhënë lamtumirën Morgan Spurlock, regjisor i një dokumentari për grupin). Snapchat-i i tij kishte qenë i përditësuar deri pak para vdekjes së tij, me video dhe foto.

Ai shihet duke ngrënë mëngjes në hotelin “Casa Sur” të Buenos Aires, në lagjen “Palermo” teksa u thotë mirëmëngjesi ndjekësve dhe shkruan se është “një mëngjes i bukur në Argjentinë” dhe thotë se ka planifikuar një ndeshje polo.

Liam Payne, One Direction singer, dead at 31 | Fox News

Ka momente së bashku me të dashurën e tij Kate Cassady, në të cilat ai shpjegon se zgjoheshin çdo ditë në orën 1, duke e marrë ditën me lehtësi. Më pas, gjysmë ore para rënies nga ato 13 metra që ishin fatale për të, vjen një video e fundit me të dashurën e tij. Megjithatë, ajo duket se është larguar nga Argjentina dy ditë më parë, dhe video daton ditën e vdekjes së tij, por është filmuar më parë.

Sipas dëshmive të atyre që ndodheshin në hotel menjëherë para aksidentit, Payne kishte ndryshuar sjellje, aq sa duhej të shoqërohej në dhomë pasi kishte hedhur kompjuterin në recepsion. Recepsionistët e hotelit më pas thirrën 911 duke raportuar “një burrë agresiv ndoshta nën ndikimin e drogës ose alkoolit”. Madje ata kishin theksuar se kishin frikë për sigurinë e tij sepse ai kishte “një dhomë me ballkon”.

Familja e këngëtarit ka lëshuar një deklaratë pasditen e sotme: “Jemi të shkatërruar. Liam do të jetojë përgjithmonë në zemrat tona dhe ne do ta kujtojmë atë për shpirtin e tij të sjellshëm, qesharak dhe të guximshëm. Ne po mbështesim njëri-tjetrin sa më mirë që mundemi si familje dhe kërkojmë hapësirë dhe privatësi gjatë kësaj kohe të tmerrshme”.

Teksa shumë fansa që qanin filluan të mblidhen menjëherë para hotelit në Argjentinë, duke ndezur qirinj dhe duke lënë mesazhe në kujtim të tij, imazhet e dhomës së tij të hotelit në të cilat shihej një televizor i copëtuar dhe kaos po qarkullojnë në rrjetet sociale duke na bërë të mendojmë për përdorim droge. Aty shiheshin alumin, çakmakë, qirinj dhe pluhur i bardhë.

Payne ishte në Argjentinë me pushime dhe kishte marrë pjesë gjithashtu në koncertin e ish-shokut të grupit, Niall Horan në Buenos Aires më 2 tetor. Para shfaqjes, ai shpjegoi në Instagram se ai dhe Horan kishin disa gjëra për të sqaruar: “Ka kohë që unë dhe Niall nuk flasim me njëri-tjetrin. Kemi shumë për t’i thënë njëri-tjetrit dhe do të doja të sqaroja nja dy gjëra me të. Asnjë tension negativ apo diçka e tillë, por ne vetëm duhet të flasim me njëri-tjetrin”.

Liam Payne's Last Instagram Post Captures Nostalgic Moment With One  Direction Bandmates

Sjellja e tij në koncert, megjithatë, kishte tërhequr kritika nga disa “Directioners” (siç quhen fansat e ish-grupit të djemve) pasi sipas disa videove të postuara, ai ishte përpjekur të tërhiqte vëmendje të tepërt ndaj vetes, madje duke qëndruar në të njëjtin hotel me kolegun dhe duke bërë foto me fansat e tij.
Vetë Payne duhej të performonte në Amerikën Latine vitin e kaluar, por u detyrua të anulonte turneun pas një infeksioni të rëndë në veshka, si pasojë e një shpërthimi të problemeve shëndetësore që kishte pasur që nga lindja, aq sa ai kaloi periudhat e para të jetës së tij në spital.

Tortured life of One Direction's Quiet One: How Liam Payne was born  'effectively dead', snubbed by Di Caprio and 'slammed against a wall by a  bandmate', reveals CHRISTOPHER STEVENS | Daily Mail

Payne ka folur për problemet e tij të shëndetit mendor dhe të atyre që e gjejnë veten duke luftuar me sukses nëpërmjet muzikës. Ai ka rrëfyer se kishte abuzuar me alkoolin për të menaxhuar famën e tij, duke shpjeguar se shpesh ishte i dehur “sepse nuk kishte asnjë mënyrë tjetër për t’u marrë me atë që po ndodhte” dhe se disa pjesë të suksesit e gjetën “pak toksik” aq sa kishte edhe disa mendime ekstreme. Megjithatë, në korrik 2023 ai njoftoi se ishte esëll për 6 muaj, pas një periudhe të kaluar në rehabilitim.

Një tjetër polemikë e kishte shqetësuar së fundmi. Ish-e dashura e tij, Maya Henry, me të cilën ai u takua midis 2019 dhe 2022, e akuzoi atë për sjellje toksike, duke përfshirë telefonata dhe mesazhe të vazhdueshme ngacmuese. Në një roman të botuar në maj, Henry rrëfen gjithashtu marrëdhënien mes një modeleje dhe një këngëtari pop, të mbushur me episode dhune dhe presioni duke e të bërë atë të abortojë: “Është një histori e trilluar, por e frymëzuar nga ngjarje të vërteta” – tha ai. Payne ka lënë pas një djalë 7-vjeçar, Bear, i lindur në vitin 2017 nga lidhja e tij me Cheryl, këngëtare dhe ish-anëtare e grupit “Girls Aloud”.

Liam Payne's ex-girlfriend Maya Henry gets hate messages from fans after  his death: 'He is dead because of you' - Hindustan Times

“One Direction” është një nga grupet më të njohur të djemve të të gjitha kohërave. Payne u bë i njohur në serialin televiziv britanik “The X Factor” në 2008 dhe 2010. Në seritë e vitit 2010 ai u bashkua me grupin “One Direction” të sapoformuar, i cili u rendit i 3-ti në garë, por suksesi që vijoi ishte global.

Pas ndarjes së One Direction në 2016-ën, Payne ndoqi një karrierë solo. Në vitin 2017, ai publikoi këngën e tij debutuese solo “Strip That Down”, e cila arriti në vendin e tretë në renditjen e këngëve në Mbretërinë e Bashkuar dhe numrin 10-të në Billboard Hot 100 të SHBA. Gjatë 3 viteve të para të karrierës së tij solo, Payne shiti mbi 18 milionë këngë, 2,4 milionë albume dhe grumbulloi 3,9 miliardë transmetime.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top