Rama lëshon gojën në Kavajë, përfaqësuesit e opozitës i krahason me qentë

Kryeministri Edi Rama i cili ishte mëngjesin e kësaj të shtune në Kavajë për hapjen e fushatës zgjedhore, nuk i kurseu batutat duke u shpjeguar qytetarëve se pse sipas atij duhet të votojnë kandidatin e Partisë Socialiste.

Ai zgjodhi të bënte një krahasim se të zgjidhje opozitën për të zgjidhur problemet e Kavajës ishte si të merrje ngarkesën e druve me qen.

“Të shkosh të ngarkosh dru, të kesh alamet gomerësh si puna jonë e të marrësh qen të ngarkojnë dru, nuk bën vaki.

Qeni nuk ngarkon dot dru. Se në vend të ngarkosh dru ha edhe ndonjë kafshim pastaj. Kjo është historia e thjeshtë, kush i ngarkon drutë dhe kush i çon në vend.

Për këtë është vota. për këtë i thonë popullit sovran, se sovrani, mbreti merr shërbëtor në punë”,-tha kryeministri Rama.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top