“Raport konsensual në Stokholm”: Mbappé fillon të zbërthehet, por denoncimi ka ardhur nga një grua tjetër

Ngjarja që lidhet me pretendimin për përdhunim të një gruaje nga ylli i Real Madrid dhe i kombëtares së Francës, Kylian Mbappé, çdo ditë pasurohet me detaje të reja. Pas akuzës për përdhunim dhe ngacmim të paraqitur të shtunën në Stokholm, Mbappé u mbrojt menjëherë në rrjetet sociale, duke i quajtur lajmet e publikuara në gazetat skandinave si “lajme të rreme!!”.

Megjithatë, tani sulmuesi i Real Madrid ka pranuar se ka pasur një marrëdhënie konsensuale në hotelin e kryeqytetit suedez ku po qëndronte, por padia duket se vjen nga një grua tjetër.

Gazeta “Le Parisien” ka tentuar të rindërtojë ngjarjen, duke konfirmuar praninë e Mbappé në Stokholm, me ftesë të ish-shokut të tij të skuadrës, Mukiele, për të shfrytëzuar pushimin nga kombëtaret dhe për t’u larguar për disa ditë nga rutina e zakonshme e stërvitjeve dhe ndeshjeve. Në hotel, Mbappé ka shfrytëzuar shërbimet e një konsiergu të specializuar në organizimin e festave luksoze private, duke pasur më pas një marrëdhënie “konsensuale” me një grua, e cila është konfirmuar nga një shkëmbim mesazhesh pas takimit.

Megjithatë, padia për përdhunim dhe ngacmim është paraqitur në Prokurorinë e Stokholmit nga një vajzë tjetër. Katër ditë pas paraqitjes së padisë, as Mbappé dhe as avokatët e tij nuk janë informuar ende për këtë çështje.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top