“Mos i përjashtoni parlamentarët si kope bagëtish”/ Dule: Thërrisni Konferencën e Kryetarëve

Deputeti i PBDNJ, njëkohësisht kryetar i saj, Vangjel Dule bën thirrje që deputetët e opozitës të lejohen të hyjnë në Kuvend për të marrë pjesë në seancën plenare.

Gjatë fjalës së tij Vangjel Dule tha se parlamentarët nuk duhet të përjashtohen si kope bagëtish, ndërsa kërkoi mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.

“Javën e kaluar tentova të hyj në parlament, më penguan punonjësit e Gardës duke thënë se po zbatonin urdhrat. E njëjta gjë dhe sot, me gjuhë patronazhisti, me gjuhë nacionaliste duke më kujtuar identitetin tim etnik. Është kjo frymë që dëshironi të mbizotërojë. Merreni më ngadalë se ka parë kjo sallë ka parë shumë. Thërrisni Konferencën e Kryetarëve, nuk përjashtohen si kope bagëtish parlamentarët. Çdo gjë ka një limit, thirrini arsyes, zoti Shalsi dhe lërini retorikat me gogola”, tha Vangjel Dule.

Kuvendi i Shqipërisë u rikthye këtë të enjtë në seancë plenare, më datë 17 tetor në orën 10:00 të mëngjesit. Seanca e javës së kaluar u anulua për shkak të vizitës zyrtare të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top