Qëndrimi i Kylian Mbappé në Stokholm, nga 9 deri më 11 tetor, tani ka marrë një drejtim që i tej kalon polemikat sportive. Një çështje e re juridike është bërë pjesë e agjendës së sulmuesit francez, pa ndonjë provë që e lidh atë me akuzën për përdhunimin e një gruaje në kryeqytetin suedez. Megjithatë, kjo nuk e ka ndaluar tre media lokale, përfshirë gazetat Expressen dhe Aftonbladet, si dhe kanalin televiziv TV4 Neës, të konfirmojnë se emri i Mbappé përmendej në këtë kontekst në dosjen e prokurorisë. Lapsi.al i ështe referuar nje artikulli të gazetës sportive L’Equipe për këtë ngjarje.
“Më 10 tetor, në Stokholm, një grua, identiteti i së cilës nuk është zbuluar, pretendon se ka qenë viktimë e një përdhunimi në Bank Hotel, një hotel luksoz në qendër të qytetit. Aty ndodhej gjithashtu Kylian Mbappé, i shoqëruar nga truproja, asistentja e tij personale, ish shoku i tij i ekipit Nordi Mukiele dhe një mik tjetër i këtij të fundit. Futbollisti i Real Madridit kishte shkuar në Suedi për disa ditë pushimi, duke organizuar këtë udhëtim për të festuar” shkruan vL’Equipe i lexuar na Lapsi.
Mediat lokale sugjerojnë se Mukiele, ish-bashkëlojtari i tij në PSG, kishte lidhje në jetën e natës në Stokholm dhe e kishte inkurajuar këtë vizitë. Më 10 tetor, Mbappé dhe shokët e tij darkuan në një restorant të njohur dhe më pas shkuan në një klub nate “V”, të frekuentuar lojtarët e Bundesligës. Më 11 tetor, ai u largua nga hoteli në 14 30 dhe u nis për në aeroportin e Brommës, për t’iu drejtuar Korsikës për fundjavë.
Akuzat për të filluan të shfaqeshin, të dielën, ndërsa Mbappé po kthehej në stërvitje në Madrid. Disa media suedeze lidhën emrin e tij me hetimin për përdhunim, pa marrë paraprakisht konfirmimin e prokurores Marina Chirikova.
Dje, Expressen dhe Aftonbladet njoftuan se ishin të sigurta që emri i Mbappé figuron në dosjen e gruas që ka bërë ankimimin. Expressen madje raporton se mbi Mbappé mund të rëndojë përcaktimi “i dyshuar në mënyrë të arsyeshme”, diçka që i lejon hetuesve ta marrin lojtarin në pyetje në rast nevoje. Sipas mediave lokale, një hetim në terren ka filluar, por prokuroria dëshiron të ruajë diskrecionin.
Sipas njerëzve afër Mbappé ai nuk ishte informuar ende për faktin se një ankim penal ishte depozituar kundër tij. Në mes të kësaj situate të tensionuar, ai ka angazhuar një avokate të specializuar në të drejtën penale, zonjën Marie-Alix Canu-Bernard, e cila ka bërë përpjekje për të qetësuar situatën. Ajo deklaroi në lajmet e televizionit francez TF1: “Flitet për një depozitë ankese, por nuk dihet ndaj kujt. Ai (Mbappé) nuk qëndron kurrë vetëm. Ai nuk është kurrë i ekspozuar në një situatë prej së cilës mund të gjendet në rrezik. Kështu, kjo përjashton plotësisht mundësinë që të ketë pasur veprime të papranueshme nga ana e tij. Këtë mund t’jua them, me një siguri absolute.” Zonja Canu-Bernard gjithashtu theksoi se klienti i saj ishte “në një qetësi absolute”pasi ai “nuk ka asgjë për të cilën të ndihet fajtor.” Megjithatë, ajo tha se do të depozitonte një “ankesë për shpifje.”
©Lapsi.al (pershtatur na sportivja franceze L’Equipe