Incidentet e tifozëve ndaj Ukrainës e Gjeorgjisë: UEFA gjobit FSHF-në me 41 mijë euro

UEFA vazhdon me dorë të hekurt ndaj sjelljes së tifozëve në stadiumet e ndryshme të Europës. Kështu, sjellja e pahijshme e tifozerisë kuqezi në ndeshjen në Pragë kundër Ukrainës dhe në Tiranë ndaj Gjeorgjisë i kanë kushtuar një gjobë të rëndë Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF).

Federata e Futbollit është gjobitur me 41 250€ nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA për shkak të incidenteve të shkaktuara nga tifozët shqiptarë në ndeshjet Ukrainë – Shqipëri (7 shtator 2024) dhe Shqipëri – Gjeorgji (10 shtator 2024).

VENDIMET PËR NDESHJEN SHQIPËRI–GJEORGJI:
*Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 18.000 euro për bllokimin e shkallëve të stadiumit ‘Air Albania’.

*Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 4.750 euro për hedhjen e sendeve në fushë

*Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 12.500 euro për fishkëllimin e himnit gjeorgjian.

Lexo më tej: FSHF reagon me forcë: U përdhosën simbolet kombëtare, çështja shkon në UEFA!

VENDIMET PËR NDESHJEN UKRAINË-SHQIPËRI:
*Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 6000 euro për pushtimin e fushës.

*Të mbyllë procedurat disiplinore karshi Federatës, lidhur me dyshimet se ndeshja nisi me vonesë për shkak të FSHF-së.

 

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top