Kosova arriti një fitore të thellë 3-0 ndaj Qipros, duke siguruar kështu fitoren e tretë radhazi në Ligën e Kombeve. Në këtë përballje, skuadra e Franko Fodës dominoi plotësisht, duke mbledhur 9 pikë në 4 ndeshje.
Kapiteni Amir Rrahmani zhbllokoi sfidën me një gol të bukur në minutën e 30-të, duke lënë mbrojtjen pas dhe gjetur rrjetën. Pjesa e parë përfundoi me avantazhin 1-0. Ndërkohë në pjesën e dytë, “Dardanët” shënuan edhe dy herë me Blerim Krasniqin dhe Emir Sahitin në minutat 52′ dhe 71′. Ky ishte goli i parë për Sahitin me përfaqësuesen, i cili hyri në lojë duke zëvendësuar Zhegrovën në minutën e 67-të.
Në minutën e 88-të, Qipro arriti të shënojë, por goli i Sotiriu u anulua për faull në sulm. Tani, Kosova do të përballet me Rumaninë në transfertë më 15 nëntor.