Financimet e paligjshme të partive politike/ Celibashi: KQZ nuk mund t’i kontrollojë

Në Komisionin e Posaçëm të Dezinformimit po zhvillohet një seancë dëgjimore me kryekomisionerin Ilirjan Celibashi. Ky i fundit ka folur për financimin e paligjshëm të partive, ku tha se KQZ nuk mund ta kontrollojë këtë, pasi nuk i ka instrumentet, por janë organet e drejtësisë që duhen të merren me këtë çështje.

Sipas Celibashit, duhet ndryshim i Kodit Zgjedhor dhe ligjit për partitë poltike, që t’i jepet mundësia e verifikimit të financimeve të paligjshme në partitë poltike dhe më pas t’i adresojë ato në organet kompetente.

“Në lidhje me financimin e paligjshëm që lidhet kryesisht me financimin nga subjekte apo shtete te huaja, apo nga subjekte që në vetvete ushtrojnë veprimtari të kundërligjshme, është e vështirë apo e pamundur për KQZ për të marrë informacion për këtë lloj natyre financimi.

Sepse financimi nëpërmjet këtyre subjekteve apo për qëllime politike të partive dhe subjekteve zgjedhore është veprimtari që sanksionohet nga kodi penal. Procese të tilla kërkojnë angazhimin e institucioneve përkatëse për ndjekjen penale dhe zhvillimin e procesit penal.

Do të ishte naive për këdo që nëpërmjet mekanizmave të KQZ të merrte informacion dhe pastaj të vlerësonte apo monitoronte financime të cilat vijnë nga veprimtari të paligjshme, kriminale apo edhe nga shtete te huaja. S’ke asnjë lloj mekanizimi për të verifikuar pohimet publike, nëse është apo jo i vërtetë”, tha Celibashi.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top