Anija ushtarake italiane me refugjatët e parë është afruar në brigjet e Shëngjinit. Ajo po i afrohet portit dhe pritet të arrijë rreth orës 8:00.
Kontigjenti i parë i emigrantëve që Italia nisi drejt Shëngjinit, është i përbërë nga 16 persona. Janë të gjithë meshkuj me origjinë nga Egjipti dhe Bangladeshi. Ata do vendoset në qendrën e Gjadrit, ku është ngritur edhe një paraburgim dhe është caktuar kontigjent oficerësh dhe policësh italianë për ruajtjen, kujdesin dhe procedurat.
“Reuters” e cilëson marrëveshjen për emigrantët si kontroverse, por thekson se është e parë dhe e vetmja midis një vendi anëtar të BE dhe një vendi të paanëtarësuar në union.