“Festoi” debutimin me një asist për golin, Tuci: “Ndjenjë e jashtëzakonshme, lëvizjet e mia si të Kapllanit…”

Shqipëria arriti një fitore të rëndësishme ndaj Gjeorgjisë, duke e mposhtur 1-0 në Tbilisi. Ndeshja, e vlefshme për raundin e katërt të Ligës së Kombeve, u vendos nga goli i Kristjan Asllanit në pjesën e dytë.

Pas sfidës së fituar foli Indrit Tuci, asistuesi i golit.

“E përjetova shumë mirë, ndjenjë e jashtëzakonshme. Çunat më kanë pritur shumë mirë që nga dita e parë dhe e kam kuptuar që jemi grup. Falë zotit që fituam.

Unë jam gjithmonë gati. Trajneri më tha që do të luaj dhe u fokusova. Lëvizja ime si ato të Kapllanit kur ka qenë në kohë të vet (qesh)”, u shpreh Tuci për TV Klan.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top