Kristjan Asllani, shënoi golin e fitores në sfidën ndaj Gjeorgjisë, duke kontribuar në triumfin 0-1 të Shqipërisë në transfertë. Ky gol kishte një domethënie të veçantë për mesfushorin, pasi ishte një dhuratë për ditëlindjen e vëllait të tij të vogël. Pas ndeshjes ai shprehu emocionet dhe lumturinw veçanwrisht sepse ishte ndjesi e veçantë të shënonte për një person kaq të rëndësishëm në jetën e tij. Asllani përgëzoi ekipin për angazhimin dhe bashkëpunimin në fushë, duke shpresuar që ky rezultat të jetë një nxitje për ndeshjet e ardhshme.
“U zgjova në mëngjes, edhe i thashë Tosit, më bëj një bluze për ditëlindjen e vëllait. Këtë bluzën do ta mbaj gjithmonë.
Ishte ndeshje shumë e vështirë, janë një ekip shumë i organizuar. Sot ishim më agresiv. Patëm minuta që u trembëm pak, por me shpirt dhe karakter ia dolëm. U mbrojtëm shumë mirë, kjo është Shqipëria.
Kur fiton është mirë, e dimë që ka pasur kritika pas ndeshjes me Çekinë. Jemi të gjithë bashkë, e dinim që do vinim në Gjeorgji për të marrë pikë, në fund ia dolëm.
Kur epiket mbyllen shumë, është e vështirë të kalojë topi. Po ndenja shumë kohë pa prek topin nuk jam mirë në fushë. Kuptohemi shumë mirë me Ramadanin. Tek aksioni i golit pashë që do i vinte topi Tucit, më dha një supertop, për fat të mirë shënova.
Unë besoj që të gjithë japim maksimumin. Kur futemi në fushë futemi për të fituar. Sot kemi qenë skuadër, jemi mbrojtur shumë mirë. Ishte e vështirë në një stadium me shumë tifozë. Një Shqipëri me karakter”, u shpreh Asllani për “TV KLAN”.