“Largohuni menjëherë nga vendi”, ambasada e SHBA në Liban thirrje shtetasve amerikanë

Ambasada amerikane në Liban, u ka bërë sërish thirrje qytetarëve amerikanë që të largohen nga vendi menjëherë.

Në deklaratë theksohej se fluturimet shtesë të organizuara nga ambasada për amerikanët që duan të largohen nga Bejruti nuk do të vazhdojnë për një kohë të gjatë.

Izraeli zgjeroi të hënën objektivat e tij në luftën e tij me Hezbollahun e mbështetur nga Irani në Liban.

Deri më tani, fokusi kryesor i operacioneve ushtarake të Izraelit në Liban ka qenë në jug, luginën lindore Bekaa dhe periferitë e Bejrutit. Izraeli, megjithatë, të hënën goditi qytetin me shumicë të krishterë të Aitou në veri duke vrarë të paktën 18 njerëz.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top