Rama mbërrin në takimin në Luksemburg: Do ta bëjmë gati Shqipërinë për në BE brenda vitit 2030

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në selinë ku do të zhvillohet Konferenca e dytë Ndërqeveritare me BE, në Luksemburg. Para hyrjes ai dha disa përgjigje për mediat ku ndër të tjera tha se Shqipëria do të bëhet gati për anëtarësim në BE, brenda vitit 2023.

“Kemi ambicie të përfundojmë para kohës që na është lënë. Do ta bëjmë gati Shqipërinë për integrimin në BE brenda vitit 2030”, tha Rama.

Ai shtoi se Shqipëria është e vendosur për të qenë pjesë e BE-së dhe po ecim me ide të qarta, vullnet të mirë dhe të fortë për të arritur atë që duam.

“Jemi shumë të vendosur për të hyrë në BE. Kemi qenë të vendosur që në momentin kur në Shqipëri u rrëzua diktatura. Për ne BE është i vetmi vend ku duam të jetojmë dhe duam të jetojnë dhe fëmijët tanën dhe është vetmi vend ku garantohet demokracia. Janë detyra dhe një mal që duhet ngjitur dhe ne tashmë po ecim me ide të qarta, vullnet të mirë dhe të fortë për të arritur atë që duam që Shqipëria të integrohet brenda 2030.

Dua të falenderoj Vladimir Putin që përmes agresionit zgjoi nga gjumi dhe më skeptikun dhe bëri të zgjojë realitetin se Ballkani Perëndimor është i nevojshëm për një BE më të fortë për aq sa konstelacioni i BE-së është i nevojshëm për Ballkanin Perëndimor”, tha Rama para mediave.

Vendi ynë do të përfaqësohet në këtë konferencë nga kryeministri Edi Rama, Kryenegociatorja Majlina Dhuka si dhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani. Takimi do të nisë në orën 08:00 dhe do të drejtohet nga kryeministri Edi Rama dhe ministri Hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Szijjarto, vend i cili mban Presidencën e radhës së BE-së. Pas takimit rreth orës 09:25 pritet një konferencë për shtyp nga Rama dhe Szijjarto.

Në tryezë për palët shqiptare do të jenë dhe të gjithë zv/ministrat, të cilët përfaqësojnë sektorët e kapitujve të negocimit që do të hapen ditën e nesërme, te njohura si “Themeloret”. Kështu mund të thuhet se grup-kapitulli i parë është një ndër më të rëndësishmit, pasi prek fusha thelbësore, siç janë drejtësia, gjyqësori, funksionimi i institucioneve demokratike, prokurimi publik apo reforma e administratës publike. Ky grup-kapitull hapet i pari dhe mbyllet në fund të procesit të integrimit. Progresi në këtë grup do të përcaktojë ritmin e përgjithshëm të negociatave.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top