Dosjet e sigurimit, shtetasi I.M. nuk është gjetur ende. Autoriteti kërkon kohë

Autoriteti i Dosjeve shprehet se nevojitet kohë për të verifikuar zyrtarët shtetëror që kanë pasur më parë një certifikatë pastërtie. Korrikun e 2022, Autoriteti deklaroi se kishte gjetur Ilir Metën në arkivën e ish-sigurimit, por që në raportin vjetor nuk ka asnjë rresht për të.

Tronditja që i shkaktoi Autoriteti i Dosjeve politikës shqiptare me dosjen e shtatasit I.M. duket të jetë një alarm fals. Institucioni ka paraqitur në Kuvend raportin vjetor të punës dhe për rastin e bujshëm, ku pretendonte se kishte gjetur Ilir Metën në Arkivën e ish-Sigurimit të Shtetit, nuk ka asnjë të dhënë.

Autoriteti e argumenton këtë vonesë me volumin e punës pasi certifikatat e vjetra të pastërtisë janë shfuqizuar dhe do të marrin të dhëna nga persona të tretë. Por, paradoksale duket fakti se për rastin e Ilir Metës, në korrikun e 2022, u shprehën të bindur se e kishin gjetur në dosjet e ish-sigurimit: “Duke hequr mbrojtjen ligjore që jepte dispozita, zgjerohet verifikimi i figurës së subjekteve, që të garantohet që nuk kanë lidhje me ish-Sigurimin e Shtetit si bashkëpunëtorë, anëtarë apo të favorizuar. Këtu përfshihet edhe marrja e informacionit nga persona të tretë që rezultojnë në këto dokumente, në funksion të hedhjes dritë mbi të vërtetën, mbi saktësimin e gjeneraliteteve të zyrtarëve që verifikohen”.

Por, atë që nuk e ka bërë Autoriteti, duket se e ka bërë koha. Institucioni deklaron se gjatë 2022 ka rënë niveli i kapjes së ish-sigurimsave në administratën publike, ku si faktor kryesor sheh moshën: “Për vitin 2022 kemi më pak kandidatë të verifikuar se në vitin 2021. 6 kandidatë kanë rezultuar me probleme, krahasuar me vitin 2021, ku rezultojnë 14 kandidatë. Faktor ndikues mosha shumë e re e disa kandidatëve të verifikuar”.

Gjetjet e raportit do të shqyrtohen nga Komisioni i Ligjeve, i cili duhet t’i japë detyrat Autoritetit për vitin 2023./A2 Cnn

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top