Serbia provokon sërish, makina e xhandarmërisë shkel vijën ndarëse kufitare në Merdarë

Policia e Kosovës ka raportuar për një tjetër provokim nga Serbia. Rreth orës 18:20, pranë stacionit policor kufitar në Merdar, në anën serbe, është parë një makinë e tipit Land Rover me targa serbe, e cila dyshohej të ishte në pronësi të xhandarmërisë serbe.

Sipas policisë së Kosovës, brenda saj gjendeshin katër pjesëtarë të xhandarmërisë serbe. Ata qëndruan për rreth 10 minuta pranë hyrjes së objektit të palës serbe.

“Pasi qëndruan në këtë zonë, pjesëtarët e xhandarmërisë serbe u larguan. Ata shkelën vijën ndarëse kufitare, një veprim që përbën shkelje të marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (IBM)”, njofton policia.

Policia e Kosovës ka kërkuar nga autoritetet ndërkombëtare që të ndërhyjnë. Blutë e Kosovës duan të merren masa për të ruajtur stabilitetin dhe për të siguruar respektimin e marrëveshjeve që lidhen me menaxhimin e integruar të kufirit dhe sigurinë.

Në funksion të ruajtjes së qetësisë dhe stabilitetit, Policia e Kosovës theksoi përkushtimin e saj për të vazhduar menaxhimin profesional të kufijve shtetërorë, në përputhje me Kushtetutën dhe marrëveshjet ndërkombëtare. Po ashtu, paralajmëroi se do të reagojë me profesionalizëm ndaj çdo akti kundërligjor që cenon marrëveshjet dhe sovranitetin e vendit.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top