Ankara apo Tiranë? Si kontrollohen besimtarët nga skanerat dhe forcat speciale turke

Për të marrë pjesë në inagurimin e vonuar të xhamisë së namazgjasë e cila duhej të kishte përfunduar që në 2018, besimtarët muslimanë shqiptarë që mezi e kanë pritur këtë ngjarje kanë qenë të detyruar të kalojnë npërër filtar të fortë kontrolli. Por e çuditshmja është se as gardistët që i kontrollonin as skanerat nëpr të cilët kalonin nuk kishin lidhje me Shqipërinë. Edhe paisjet edhe njerëzit ishin sjellë nga Turqia e cila ka finanacuar me 30 milionë edhe ngritjen e kësaj xhamie. Edhe të fruarit që do të jenë brenda objektit të kultit janë përzgjedhur në mënyrë të kujdeshme dhe Komiteti Musliman Shqiptar nuk ka pasur të drejtë fjale në këtë përzgjedhje me sa duket për shkak të sigurisë së presidentit Erdogan.

KMSH po ashtu pranoi se ajo nuk do të menaxhonte e vetme xhaminë, por përmes një fondacioni me “palën tjetër”.

Kjo ndërhyrje e shtetit turk dhe e presidentit Erdogan në çështjet e fesë në Shqipëri kritikohet nga një pjesë e komunitetit mysliman.

“Më shumë se një ceremoni fetare duket si një ceremoni politike,” i tha BIRN ish-kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Skënder Bruçaj, sot drejtues i fondacionit “Hafiz Ali Korça”, që menaxhon universitetin “Bedër”.

“Ndërhyrja kaq e egër e një institucioni të huaj, ose një shteti të huaj në punët e brendshme, në mënyrën se si menaxhohet jeta fetare në Shqipëri është në kundërshtim me filozofinë islame, por edhe me të drejtat e njeriut, me ligjin këtu dhe me Kushtetutën e Shqipërisë,” shtoi Bruçaj.

“Me xhaminë e re që po inauguron sot në Tiranë, presidenti Erdogan dhe kryeministri Edi Rama po përçan myslimanët e Shqipërisë”, deklaroi kreu i opozitës, Sali Berisha.

“Partia Demokratike nuk pajtohet me këto ndërhyrje antikushtetuese të papranueshme politike nga brenda apo nga jashtë në çështjet e besimeve fetare” tha ai.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top