Tuci prezantohet në stërvitje: Sylvinho qetësohet, Asllani lë pas problemet muskulore

Me sulmin plot probleme nuk ishte rasti për t’i shtuar dozat e dramacitetit vigjiljes së teknikut Sylvinho të transfertave të Çekisë dhe Gjeorgjisë. Kristjan Asllani rikuperon dëmtimin muskulor dhe është stërvitur me intensitet të plotë me grupin. Në seancën e së mërkurës është prezantuar edhe sulmuesi Indrit Tuci, i thirrur në çështje për të zëvendësuar Myrto Uzunin, të dmëtuar.

Kombëtarja shqiptare ka vijuar me përgatitjet për dy ndeshjet e tetorit ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë, të vlefshme për UEFA Nations League. Skuadra zbriti sot në fushë në orën 11:00 dhe grupi u stërvit i plotë. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se Kristjan Asllani ka lënë pas problemet muskulore dhe është stërvitur normalisht me pjesën tjetër të skuadrës. Ndërsa gjatë stërvitjes ekipit iu bashkua edhe sulmuesi Indrit Tuci. Sulmuesi i Sparta Pragë do ta ketë një ndeshje domethënëse atë kundër Çekisë në Epet Arena dhe mezi pret t’i jepet mundësia.

Si zakonisht, seanca stërvitore nisi me punën në palestër dhe më pas kuqezinjtë zbritën në fushë për të bërë fillimisht përgatitje atletike. Më pas, trajneri Silvinjo dhe stafi teknik punuan edhe taktikisht me skuadrën. Seanca stërvitore zgjati reth 1 orë e 30 minuta. Kombëtarja do të mbyllë nesër në “Shtëpinë e Futbollit” përgatitjet për ndeshjen ndaj Çekisë. Seanca stërvitore është programuar të nisë në orën 10:00 dhe më pas kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Pragës.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top