Armando Broja e Rei Manaj, por sikur të mos mjaftonte edhe Myrto Uzuni është detyruar të ngrejë flamurin e bardhë përpara ndeshjeve të Nations League kundër Çekisë dhe Gjoergjisë. Sulmuesi beretas i Grandas, nuk ka mundur të rikuperohet dhe nuk do të jetë në dispozicion të teknikut Sylvinho. Braziliani nga ana e tij është mbrojtur, duke bërë një zgjedhje emergjente: Indrit Tuci i Sparta Pragë.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bë me dije se sulmuesi Myrto Uzuni ka pasur një problem muskulor në ndeshjen e fundit me kubin. Sulmuesi, megjithatë, u paraqit në grumbullimin e Kombëtares për t’iu nënshtruar analizave mjekësore. Dje futbollisti bëri një rezonancë magnetike që evidentoi një dëmtim në muskujt e pulpës së djathtë. Për këtë arsye, lojtari nuk mund të jetë i disponueshëm për ndeshjet e Kombëtares në tetor dhe do të kthehet në klubin e tij për të vazhduar programin e rikuperimit.
Trajneri Sylvinho ka vendosur të thërrasë në vendin e tij sulmuesin Indrit Tuci. Një lojtar që çekët e njohin mirë, duke qenë bashkë me Laçin në rradhët e Spartës. Tuci ka mbërritur sot në Tiranë për t’iu bashkuar ekipit në përgatitjet për dy transfertat e rëndësishme. Sidoqoftë e gjithë pesha e ofensivës kuqezi bie tani mbi shpatullat e Mirlind Dakut, që pas pezullimit nga UEFA për festimin në Euro 2024 kthehet të marrë rolin e protagonistit.
është ftuar për ndeshjet ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë, pasi nuk mund të jetë i gatshëm për këto dy sfida për shkak të një dëmtimi në muskujt e pulpës së djathtë.#kombetarja #nationsleague pic.twitter.com/DrlXoeTKXY
— FSHF (@FSHForg) October 9, 2024