Trajneri i Serbisë befason me komentet për Xhakën: Është lojtar i madh

Përzgjedhësi i Serbisë në futboll, Dragan Stojkovic, e vlerësoi shumë kapitenin e Zvicrës, Granit Xhaka.

Serbia e Zvicra takohen të shtunën në kuadër të Ligës së Kombeve. Stojkovic të hënën në konferencë për shtyp foli dy herë për Xhakën.

“Zvicra ka ekip solid. Ka vazhdimësi dhe është kompakte. I ka të gjitha që një ekip duhet t’i ketë. Ka lojtarë cilësorë. Xhaka është lojtar i madh dhe prej tij varet shumë loja e Zvicrës”, tha Stojkovic.

Më pas është pyetur për mundësinë e incidenteve në Leskovc.

“Besoj se njerëzit e dinë të kaluarën dhe provokimet. Apeloj që ndeshja të jetë korrekte. Në mënyrën se si ekipet duhet të luajnë. Që sjelljet në tribuna dhe të tifozëve të jenë në nivel të lartë. Ato gjëra duhet të harrohen dhe të përqendrohemi në futboll. Nuk frikësohem. Kjo është absolutisht absurde. Xhaka është lojtar i madh dhe e di këtë. Vërtet e çmoj. Për shumë vjet shfaq nivel botëror. Mendoj se nuk do të ketë ndonjë problem”, ka shtuar Stojkovic.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top