Arlind Ajeti komentoi dy kundërshtarët e radhës të Kombëtares në Nations League dhe u shpreh se janë ndeshje të forta, por që Shqipëria do të synojë pikët maksimale. Mbrojtësi kuqezi foli për rrugëtimin në Kombëtare dhe eksperiencën e Europianit, si edhe komentoi mungesën e kapitenit Gjimshiti. “Do të jetë mungesë e madhe për ne si lojtar dhe person, se ka fjalë të mira për të gjithë lojtarët dhe të rinjtë. Përsa i përket formacionit e di trajneri dhe të gjithë do të jemi gati. Nuk ka rëndësi kush luan, rëndësi ka vetem të fitojë Kombëtarja”.
Ajeti sidoqoftë nuk i trembet konkurrencës duke nënvizuar se për formacionin vendos vetëm trajneri Sylvinho: “Nuk do të ketë ngacmime se jemi shumë mirë mes njëri-tjetrit. Jam shumë i lumtur që të gjithë e kanë filluar sezonin mirë. Sa më mirë të paraqitemi me klubet tona do të jetë një konkurrencë e fortë në Kombëtare. Jam i lumtur për të gjithë lojtarët dhe që kanë performanca pozitive, por këtë e vendos trajneri”.
Ndeshja me Çekinë mund të jetë vendimtare, edhe pse Ajeti mundohet ti përgjithsësojë gjërat: “Çdo ndeshje do të jetë vendimtare, edhe me Çekinë dhe me Gjeorgjinë. Të shohim ndeshjen e parë, të mundohemi të marrim një rezultat të mirë dhe më pas të vazhdojmë me Gjeorgjinë”. Kombëtarja shqiptare nis zyrtarisht këtë të hënë përgatitjet për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Çekisë (Epet Arena, 11 tetor, ora 20:45) dhe Gjeorgjisë (“Mikheil Meskhi” 14 tetor, ora 18:00).
⚽ dhe kanë dalë para mediave dhe kanë folur për ndeshjet e radhës në Nations League kundër Çekisë dhe Gjeorgjisë
ℹ️ Konferenca, në .#nationsleague #kombetarja #CZEALB #GEOALBhttps://t.co/uCBm7eDeHn
— FSHF (@FSHForg) October 7, 2024