Protesta e opozitës/ Arrestohet një person, shoqërohen 5 të tjerë

Policia e Tiranës ka arrestuar një person dhe ka shoqëruar 5 të tjerë në lidhje me protestën e mbrëmshme të opozitës. Ndërkohë vijojnë kërkimet për kapjen e 7 personave të tjerë të dyshuar si autorë të hedhjes së molotovë në drejtim të institucioneve dhe policëve.

Protesta nisi te kryeministria dhe vijoi te ministria e Brendshme, ku më pas u zhvendosë drejt bashkisë së Tiranës ku pati përplasje me policinë. Më pas protestuesit marshuan drejt godinës së parlamentit. Kjo ishte protesta e parë pas arrestimit të deputetit të PD-së, Ervin Salianji.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top