Një masë që nuk do t’i pëlqejë shumë njerëzve u njoftua të hënën nga kryebashkiaku i Romës, Roberto Gualtieri dhe nënkryetari i Bashkisë së Kulturës, Gianluca Honorato, në një përpjekje për të kufizuar mbiturizmin rreth shatërvanit Trevi me famë botërore. Shatërvani tani do të mbrohet nga ndarje transparente, ndërsa do të krijohet një “kalim” i ngritur, një lloj pasarele gjysmë rrethore, që do t’i lejojë vizitorët të afrohen shumë pranë ujit.
Qasja në shtartëvan nuk do të jetë e pakufizuar, por do të ketë një numër maksimal vizitorësh të cilët, shumë shpejt, nuk do të mund të hedhin më monedha në Shatërvan. Kjo besohet se do të jetë një praktikë më e sigurt, por sigurisht më pak mbresëlënëse.
Siç është paralajmëruar, ndryshimet përkatëse do të hyjnë në fuqi nga muajt e parë të vitit 2025 dhe do të ketë një periudhë eksperimentale të zbatimit të rregullave të reja. Në të ardhmen, është e mundur të merret në konsideratë vendosja e një çmimi të ulët bilete, për të qenë në gjendje të admironi nga afër shatërvanin e shekullit të 18-të. Rezervimi online nuk do të jetë i disponueshëm në këtë moment.
Hyrja në pjesën e përparme të shatërvanit të Trevit do të rregullohet nga zyrtarë të cilët do të sigurojnë që të mos ketë mbipopullim, me një kufizim në numrin e hyrjeve. Më në fund, së shpejti turistët do të ndalohen të hanë sanduiçe dhe të pinë pije joalkoolike ndërsa janë ulur në shkallët në majë të shatërvanit.