Dosja “Partizani:/ Avokatët e Berishës dorëzojnë kundërshtimet për aktakuzën e SPAK

Avokatët e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezit, dorëzuan të shtunën prapësimet në Prokurorinë e Posaçme, sa i përket materialit hetimor 500 faqe për privatizimin e ish-klubit “Partizani”. Mësohet se avokatët e Malltezit kanë bërë 250 faqe prapësime, ku pretendohet se nuk ka vepër penale ndërsa për pasuritë ata pretendojnë se janë të gjitha me burime të ligjshme.

Prapësime ka bërë edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, ku në një material prej 15 faqesh, mbrojtja ligjore e tij ka kundërshtuar disa pika në lidhje me këtë hetim. Financierja Andia Pustina dhe Xhimi Begeja po ashtu brenda afatit 10 ditor nga njoftimi i akuzës bënë kundërshtimet e tyre. SPAK pritet të kalojë dosjen për gjykim në Gjykatën e Posaçme dhe kjo gjykatë do të ketë 10 ditë kohë për të caktuar gjyqtarin dhe seancën paraprake.

 

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top