Roma u mund 1-0 nga Feyenoord në ndeshjen e parë çerekfinale të Europa League. Në De Kuip, në ripërtëritjen e finales së fundit të Conference League të fituar nga verdhekuqtë në Tiranë, skuadra e Mourinhos iu afrua avantazhit në fund të pjesës së parë. Pellegrini e dërgoi në shtyllë penalltinë e akorduar për italianët. E në fillimin e pjesës së dytë, Wieffer gjeti golin që zhbllokoi ndeshjen. Reagimi i Romës u ndal në traversën e goditur nga Ibanez, me shpëtimin në linjë nga Idrissi. Lajmet e këqija, megjithatë, nuk mbarojnë aty: Dybala dhe Abraham u dëmtuan në Roterdam.
E Roma e José Mourinho duhej të paguante çmimin për fatin e mirë që e kishte shoqëruar ndonjëherë: këtë herë pagesa është shlyer. Një shtyllë te penalltia, një traversë (me shpëtim në linjë) dhe dëmtimi i yllit të skuadrës, Paulo Dybala. Argjentinasi u dëmtua në mesin e pjesës së parë (probleme në aduktor), të cilit iu shtua edhe ai i Abraham në pjesën e dytë. Kështu, sfida ndaj Feyenoord shkoi drejt një disfate të pamerituar, e shenjtëruar nga një gol në pjesën e dytë nga Wieffer. Pas shtatë ditësh, në një Olimpico të mbushur plot, Roma mund tia dalë të rikuperojë një ekip si ai holandez, mjaftueshëm i dobët në përmbajtje teknike për një çerekfinale të Europa League.
Nga lajmet e mirë për José Mourinho në Roterdam, nuk kishte asnjë shenjë. Nga disfata e ngushtë në Feyenoord deri te dëmtimet shqetësuese të Dybala dhe Abraham. E gjitha duke kaluar nga penalltia e humbur, traversa dhe mundësitë e shumta të humbura. Roma është rikthyer e mundur dhe e mposhtur nga një De Kuip i zjarrtë. E megjithatë, verdhekuqtë janë të vetëdijshëm se në ndeshjen e dytë do të nevojitet një performancë e nivelit të lartë për të hyrë në gjysmëfinale.