Video/ Ancelotti, veprimi me topin që habiti Benzema e Vinicius e çmendi Bernabeun: “Klasi nuk është ujë”

Uragani i Real Madrid goditi Chelsea e Frank Lampard duke e mposhtur atë pastër në Santiago Bernabeu. 2-0 në ndeshjen e parë të çerekfinales së Champions dhe një hap i sigurtë i hedhur. Një ndeshje e dominuar nga merengues, të cilët shkojnë të sigurtë drejt gjysmëfinales së kompeticionit. Real do të gjejë aty ndoshta Manchester City, që fitoi 3-0 ndaj Bayern Munich. Në mbrëmjen madrilene shumë veprime të nivelit të lartë, ku spikat ai mjeshtëror i Carlo Ancelotti. Tekniku u ekzaltua në minutën e 90′, duke cuar në delir të gjithë stadiumin.

Me golat e të zakonshmit Benzema në minutën e 21 dhe Marco Asensio në minutën e 74′, Real Madrid likuidoi Chelsea në ndeshjen e parë çerekfinale. Në Bernabeu u luajt një ndeshje me sens unik, me skuadrën e Ancelottit që, pavarësisht fillimit të mirë nga Chelsea, dominoi ndeshjen. Avantazhi i Blancos u paketua nga dyshja fituese Vinicius-Benzema, me devijimin e brazilianit të grushtuar nga Kepa, që francezi e shtyu në rrjetë. Në pjesën e dytë Chilëell u përjashtua dhe spanjollët përfituan. Asensio mposhti Kepa për herë të dytë, duke qetësuar teknikun Carlo Ancelotti, aq sa italiani të zbavitet me topin.

 

ANCELOTTI: “KLASI NUK ËSHTË UJË”
Pas super lëvizjeve të shumta të kampionëve në fushë, një akoma më e veçantë mbërriti pothuajse në fund: ajo e Carlo Ancelotti. Trajneri nga Reggiolo ndaloi me mjeshtëri një top të ardhur drejt tij. Më pas, pa e lënë të binte në tokë, ai nisi ta kontrollonte me një lehtësi të madhe, duke çuar në ekstazë të gjithë Santiago Bernabeun. Në fund të ndeshjes, trajneri më pas ka dashur të komentojë: “Klasi mbetet, gjithçka humbet, por klasi nuk është ujë…”, deklaroi ai i kënaqur dhe i buzëqeshur.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top