Një befasi e vërtetë për Juventus e teknikun e saj Thiago Motta, të ndalur në barazim 1-1 nga Cagliari në Stadium. Bardhezinjtë kaluan në epërsi në minutën e 15′ me një penallti të Vlahovic dhe në minutën e 89′ u arritën nga sardët, sërish nga pika e bardhë, me Marin. I bujshëm në këtë rast, naiviteti i Douglas Luiz, që rrëzoi sulmuesin e skuadrës së teknikut Nicola me një shkelm jashtë kohe. Një minutë më vonë, Conceiçao u përjashtua me karton të kuq dhe, pasi ishte i ndëshkuar, simuloi në zonë pas një ndërhyrjeje të Obert.
Më pas, në kohën shtesë, shtyllat e Obert dhe Fagioli, ky i fundit direkt nga një goditje këndi. Bardhezinjtë, me barazimin e katërt në 7 ndeshje, ngjiten në 13 pikë në renditje, -3 nga Napoli dhe -1 nga Inter. Për sardët, një pikë e shkëlqyer pas fitores në Parma: në renditje janë në kuotën gjashtë.
DAUGLAS LUIZ, PENALLTIA E DYTË NË 4 DITË
Hap fals i Juventus në kampionat pas rikthimit të madh në Champions League me Leipzig. Në javën e shtatë të Serie A, skuadra e Thiago Motta nuk shkoi përtej barazimit 1-1 me Cagliari, duke u kalua nga Inter dhe kapur nga Udinese në renditje. Në Allianz Stadium në pjesën e parë bardhezinjtë dominuan zotërimin e topit, bënë ndeshjen dhe morën avantazhin falë penalltisë së Vlahovic (15′).
Në pjesën e dytë sardët reaguan falë edhe zëvendësimeve dhe pas një gabimi të bujshëm të Dusan i vetëm përballë Scuffet, barazuan po me penallti me Marin (88′), për shkak të një naiviteti në zonë nga Douglas Luiz ndaj Piccoli. Penalltia e dytë e shkaktuar në harkun e katër ditëve nga braziliani i ardhur nga Aston Villa, pas asaj në Champions ndaj Leipzig, që nuk po e gjen veten në Torino.