Dëmtim i rëndë për lojtarin e Real Madrid, Dani Carvajal, në një përplasje loje dje në minutat e fundit të ndeshjes kundër Villarreal. Që situata ishte serioze u kuptua menjëherë pas kontrastit, por tani shkalla e dëmtimit është bërë e ditur nga vetë lojtari i cili ka publikuar një postim me një foto të realizuar direkt nga ambulanca: “U konfirmua një dëmtim i rëndë në ligamentin e kryqëzuar, më duhet të shkoj në sallën e operacionit dhe të qëndroj jashtë fushës për disa muaj. Mezi pres për të filluar shërimin dhe për t’u kthyer si një bishë. Faleminderit shumë për mesazhet tuaja, ndihem shumë i prekur nga afeksioni juaj”.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!
Në një përplasje me Yeremy Pino, spanjolli pësoi një hiperekstension të gjurit të tij të djathtë pasi këmba e tij në fakt mbeti e lidhur me atë të kundërshtarit të tij. Carvajal u largua nga fusha në lot dhimbje e dëshpërimi, i shoqëruar me barelë.
Në një video të publikuar nga Marca shihet qartë momenti kur lojtari e kuptoi se nuk mund të vazhdonte më lojën. Gjuri i tij lëvizte jashtë normalitetit duke i shkaktuar dhimbje të forta, që e detyruan Carvajal të ulej në tokë për të kërkuar ndihmën e mjekëve.